Maqedoni

Njësi e re për trajnime intensive, Klinika e Neurokirurgjisë zgjeron kapacitetet

21.09.2018 19:23

Klinika e Neurokirurgjisë ka hapur një njësi të re për trajtime intensive...

Bëhet fjalë për zgjerimin e 30 metra katrorë, në të cilin do të vendosen 11 shtretër të rinj për pacientët.
 
Klinika informon se janë blerë edhe 4 aparate të reja, kurse të vjetrat janë plotësisht të servisuara.
 
“Kemi bërë zgjerimin e parë hapësinor për rreth 30 m2. Nga 110 m2, tani jemi rreth 140 m2 dhe riorganizim tërësisht arkitektonik të stafit mjekësor dhe vëzhgimit të pacientëve, si dhe për zonat e mbetura të magazinimit për ilaçe, furnizime mjekësore dhe tualete”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Vladimir Rendevski.
 
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi modernizimin e mëtejshëm të klinikës me pajisje dhe metoda të reja në përputhje me standardet evropiane.
 
“Nga viti i ardhshëm planifikojmë të prezantojmë dy metoda, si  salla e parë hibride që do të ketë një angiografi – krevat lëvizës, diçka që nuk ekziston në vendet e rajonit dhe Da Vinci Robot, për fillimin e operacionit robotik”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Për rritjen e personelit mjekësor do të ndikohet gjithashtu nga përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore. 
 
SEDAT SELIMI