Maqedoni

Thaçi: angazhim maksimal për referendum të suksesshëm

21.09.2018 19:34

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim ish të dërguarin special të BE-së, Alen Le Roa...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim ish të dërguarin special të BE-së, Alen Le Roa, dhe ambasadorin francez, Kristian Timonie.
 
Pas takimit kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, potencoi momentin e rëndësishëm para të cilit gjendet vendi dhe premtoi angazhim maksimal të PDSh-së që ky moment të përfundojë me sukses. 
 
“Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të saj, duke potencuar se procesi euroatlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë, andaj në këtë drejtim PDSh do ta japë kontributin e saj maksimal”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
 
“Ka ardhur për të takuar të gjitë ata me të cilët kam bashkëpënuar para 20 vites. Jam i dërguar special i Francës dhe mik i Maqedonisë dhe jam këtu për t’ju mbështetur në këtë moment të rëndësishëm. Më vjen mirë kur shoh sa keni përparuar”,- deklaroi ish i dërguari special i BE-së, Alen Le Roa.