Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev të tregojë çfarë do të fshijë nga Kushtetuta

21.09.2018 19:45

VMRO edhe përmes pres konferencës së sotme i bëri thirrje kryeministrit Zaev që të tregojë...

VMRO edhe përmes pres konferencës së sotme i bëri thirrje kryeministrit Zaev që të tregojë se cilat do të jenë ndryshimet ne preambulën dhe nenet kushtetuese.
 
Sipas VMRO-së, asnjë shtet në botë nuk ka kushtetutë e cila iu është përgatitur nga fqinjët, ndaj kërkojnë përgjigje nga qeveria nëse është e vërtetë se ndryshimet janë përgatitur nga pala greke dhe Maqedonia ia ka lënë punën teknike një profesori në pension të së drejtës kushtetuese.
 
“A janë të sakta informacionet se amendamentet janë gati, por vetëm fshihen nga opinioni. A i ka shkruar këto amendamente Qeveria greke dhe u dorëzuan si “NON PAPER” autoriteteve në Maqedoni? A ka angazhuar qeveria një profesor të pensionuar të së drejtës kushtetuese, i cili vetëm teknikisht do t’i rregullojë amendamentet? Përse qeveria pranon këtë rol kapitullues që Greqia të na i shkruajë amendamentet të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë eventualisht duhet t’i miratojë? Qeveria në këtë fushatë duhet realisht t’u tregojë qytetarëve se për çfarë është ky referendum e të mos i fusë në konfuzion qytetarët. Vetë Zaev deklaroi se nuk i publikon ndryshimet, sepse qytetarët mund të vihen në situatë të palakmueshme dhe kjo do të ndikonte në rezultatin e referendumit. Zaev duhet të tregojë se çfarë “ndryshimi i pakëndshëm” është përgatitur për Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe për çfarë shteti po i detyron qytetarët që të votojnë. Duhet qartë të tregojë çfarë ndryshon në Kushtetutë, në preambulë dhe në nenet 3 dhe 49 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”,- tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.