Maqedoni
Rasti “Toplik”, mungojnë avokatët, gjobiten me nga 1.000 euro
21.09.2018 20:02
Gjykata shtyu gjykimin për rastin “Toplik” të PSP-së, për shkak të mospranisë në tre prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve...

Gjykatësi Osman Shabani, caktoi gjobë prej 1 mijë euro për 3 avokatët e ish ministrit të transportit, Mile Janakievski, dhe dy të pandehurve të tjerë.
Avokatët paraprakisht kishin dërguar që më 19 shtator letër njoftuese në gjykatë, se për shkak të gjykimit për ngjarjet e 27 prillit, që mbahet në të njëjtën ditë, do ta kenë të pamundur të jenë të pranishëm në gjykimin për rastin “Toplik”.
