Maqedoni

Organizimi dhe dita e referendumit, Prokuroria Publike monitoron shkeljet eventuale

21.09.2018 20:25

Prokurori publik ka formuar tashmë Komisionit për të monitoruar çdo shkelje eventuale të ligjeve, që kanë të bëjnë me procesin e organizimit dhe mbajtjes së referendumit për emrin...

Komisioni i përkohshëm do të drejtohet nga Xhelal Bajrami, prokuror në Prokurorinë Publike. Anëtarë do të jenë nga një prokuror nga të katërt prokuroritë e larta publike. 
 
Komisioni do të ndjekë çdo ditë aktivitetet që kanë të bëjnë me referendumin dhe për ngjarjet në të cilat vlerësohet se ka  indicie për  parregullsi, do të njoftohet zyra e prokurorit publik, dhe do t’u jepen obligime prokurorive publike për veprim të menjëhershëm, pra për hapjen e lëndëve dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet për vërtetimin e fakteve relevante dhe veprimet pasuese sipas Kodit Penal. 
 
Nga Prokuroria Publike thonë se në këtë mënyrë potencohet lufta kundër veprave penale që kanë të bëjnë me procesin e votimit, duke mundësuar kështu ndalimin dhe parandalimin e të njëjtave. 
 
Prokuroria Publike fton qytetarët, organizatat joqeveritare, partitë politike, institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, që nëse vlerësojnë se në një ndonjë procedurë ka indicia për vepër të kryer penale, lidhur me organizimin apo zbatimin e referendumit, të lajmërojnë komisionin përmes adresës elektronike [email protected].