Java evropjane e mobilitetit, Ganiu: Shfrytëzimi i biçikletës i bën mirë shëndetit

22.09.2018 15:52

Me rastin e Javës europiane të mobilitetit, komuna e Cairit organizoi një turne çiklistike....

Me rastin e Javës europiane të mobilitetit, komuna e Cairit organizoi një turne ciklistike, e cila kishte për qëllim rritjen e vetëdijes për përdorim sa më të madh të biçikletave në jetën e përditëshme. Kreu i Çairit Visar Ganiu tha se kjo është një ditë simbolike për të nxitur qytetarët të jenë sa më aktiv dhe të përdorin mjetet e transportit siç është biçikleta të cilat kanë ndikim pozitiv edhe për shëndetin e qytetarëve.  Për këtë qëllim siç tha Ganiu komuna po punon në ndërtimin e fushave të reja sportive, palestra të hapura sportive, apo korsi për biçikleta, të cilat tha se do ti shfrytëzoj edhe vet për të shkuar në punë.

“E dini se një pjesë të Çairit e kemi bërë me korsi, për të pasur mundësi dhe siguri për të vozitur, por janë edhe proektet në vijim që ne do ti realizojmë dhe atëherë mendoj se gjith teritori I çairit do të ketë korsi dhe do të jetë shum më sigurt për bashkëqytetarët tanë dhe për mua për të lëvizur në atë drejtim” – tha kryetari i Komunës s% Çairit, Visar Ganiu.  

OSMANI: JETA E SHËNDETSHME VLERË EVROPJANE

I pranishëm në këtë aktivitet zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani tha se vlerat europiane janë vlera që sjellin jetë të shëndetshme.

“Lëvizja ajri i pastër uji i pastër, shëndet për të rinjtë. Këtë që e sihni këtu janë këto vlerat europiane kjo jep nje mesazh se vlerat europiane jane vlera qe sjellin te shendetshme te njerezve, eshte levizje eshte ajr i paster, uj i pastert, eshte shendet per te rite. Kte qe e shifni ketu eshte vlera europiane qe ne po pretendojme” – u shpreh zv.kryeministri për urointegrime, Bujar Osmani.

Sa i përket problemit me vendparkimet kreu i komunës së Çairit tha se komuna ende po kërkon vendet se ku do të ndërtohen prakimet me kate. Poashtu për të regulluar kaosin në trafik komuna është në fazën e fundit që të vendosë disa rrugë të jenë njëhkahëshe.