Marrëveshja e Prespës, Makron fton qytetarët ‘pro’ referendumit
Presidenti i Francës Emanuel Makron në video mesazhin drejtuar qytetarëve të Maqedonisë....

Presidenti i Francës Emanuel Makron në video mesazhin drejtuar qytetarëve të Maqedonisë është shprehur se marrëveshja për emrin edhe pse nuk është e përkryer ajo është e mirë dhe mundëson ardhëmri për vendin. Ai duke besuar në urtësinë e qytetarëve të Maqedonisë ka ftuar ata që të votojnë pro marrëveshjes dhe të ardhmes së përbashkët.
“Duke besuar në kontinentin tonë, në forcën e Evropës, fuqinë e urtësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, dua t’iu them atë që besoj. E di që asnjë marrëveshje nuk është e përkryer. E di që për njërën palë ajo nuk është mjaftueshëm afatgjate ndërsa për të tjerët se do ta negocionin ndryshe. I ndëgjoj gjitha kritikat që janë thënë. Para disa muajve askush nuk shpresonte në këtë marrëveshje. Por në këtë marrëveshje pritet 27 vite. Kjo marrëveshje u arrit me guximin e lidervëe tuaj dhe atyre grek. Andaj dhe unë plotësisht dhe fuqishëm e përmbajë. Konsideroj se marrëveshja ka vend qendror në planet e së ardhmes për vendin. Marrëveshja është thelbi i ambicieve të të rinjëve tuaj dhe atë që do të mund të bëjëm bashkë në vitet që vijnë.” – tha presidenti i Francës, Emanuel Makron.
Makron ka shtuar se populli do të duhet të vendos për ndryshimin e kushtetutës që marrëveshja të jetë e vlefshme dhe të quhemi Maqedoni e Veriut. Sipas tij marrëveshja është e mirë për qytetarët e vendit, për mbarë rajonin dhe për Evropën dhe vjen si rezultat I guximit të lidervëe të dyja vendeve pas 27 viteve.
Porosia e presidentit francez është publikuar në ëeb faqen e ambasadës franceze në Shkup, përderisa diplomati francez Alen Le Roa po qëndron në Maqedoni në përkrahje të Marrëveshjes së Prespës. (Meral Ismaili, TVM2)
