Ahmeti, pas 15 muajsh Maqedonia shtet anëtar i NATO-s
BDI ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit në komunën e Tearcës dhe në Çegran të Gostivarit...

BDI ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit në komunën e Tearcës dhe në Çegran të Gostivarit, ku është bërë thirrje që në mënyrë sa më masovike të dilet në votim dhe qytetarët të mbështesin opsionin që e shpien vendin në NATO dhe BE. Kryeu i BDI-së, Ali Ahmeti me këtë rast deklaroi se pas 15 muajsh Maqedonia do të jetë shteti i 30 në NATO-s, duke siguruar ardhmërinë e Maqedonisë, një ekonomi të përparuara, që do të parandalonte migrimin e të rinjve.
“Me anëtarësimin në NATO, fitorja është te siguria, stabiliteti, duke mos i patur këto të dyja nuk ke zhvillim ekomomik dhe çdo investitor vendas apo i huaj kërkon në radhë të parë a ka siguri a ka stabilitet. Ne bëhemi më të rëndësishëm duke qenë pranë këtyre strukturave, pranë strukturës më të madhe politiko-ushtarake NATO bëhemi më të rëndësishëm më të dobishëm për ekonominë e vendit duke qenë pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Pas 15 muajsh do të jemi anëtar, gjegjësisht shteti i 30 në NATO. Kështu sigurojmë ardhmërinë tonë, një ekonomi shumë të përparuara, me standarde shumë më të mira dhe njëherit parandalojmë migrimin e të rinjve dhe kjo bëhet duke krijuar standarde këtu në vendin tonë. Të dalim të votojmë dhe ti bindim dhe ata që janë skeptik dhe të pa vendosur që të dalin me 30 shtator dhe të votojnë PËR Maqedoninë në NATO,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
