VMRO-DPMNE, filluan pasjojat e marrëveshjes së Prespës

22.09.2018 19:30

VMRO-DPMNE ka vazhduar me kritikat ndaj marrveshjes së Prespës....

VMRO-DPMNE ka vazhduar me kritikat ndaj marrveshjes së Prespës. Sipas kësaj partie pasojat e sajë kanë filluar të duken te agjencioni shtetëror i lajmeve MIA e cila sipas VMRO-së po i cenzuron deklaratat e kryeminsitrit.

“Marrëveshja me Greqinë do të thot shlyerje e identitetit maqedonas dhe shlyerjen e emrit Maqedoni. Marrëveshja me Greqin do të thotë ndalesë që të përdoret emri Maqedoni. Marrveshja me greqinë do të thotë cenzurë saher kur do të përmendet emri Maqedoni. Ende nuk ka hyrë në fuqi por tanimë po i shohim pasojat. Skandali i parë është para nesh, Zoran Zaev i cili është kryeminsitër i Republikës së Maqedonië, pas vërejtjeve nga fqiu ynë jugor, patjetër ti cezurojë deklaratat e tija. Agjencioni shtetëror i lajmeve nuk guxon të publikoj deklaratë origjinale, dhe ndërkohë ndryshon diçka që Zaev nuk ka thënë, vetëm që të mos e transmetoj atë që e ka thënë, pa dhënë sqarime se pse e bën atë” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.