Rohani, Irani nuk heq dorë nga raketat

22.09.2018 19:47

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani thotë se Teherani....

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani thotë se Teherani nuk do të heqë dorë nga raketat e tij, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara.

Rohani i bëri këto komente gjatë një fjalimi për të shënuar fillimin e luftës mes Iranit dhe Irakut që është zhvilluar në vitet 1980-88. “Irani nuk do të braktisë armët e tij mbrojtëse... përfshirë edhe raketat që e kanë zemëruar Amerikën”, tha Rohani.

Irani ka raketa balistike që mund të arrijnë në distancë deri më 3,500 kilometra – distancë kjo e mjaftueshme për të arritur në bazat e Izraelit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Programi i raketave të Iranit ka qenë njëri prej arsyeve të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Teherani ishte zotuar që të frenonte programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.