SHOU BIZ
Lady Gaga përfundon në spital
08.08.2014 18:05
Ajo në dhomën e spitalit ka bërë edhe një foto ‘selfie’ ku shihet me aparatin që i jep oksigjen dhe foton e ka ndarë me fansat e saj......

Lady Gaga ka përfunduar në spital pas koncertit të saj në Denver. Këngëtarja kontroverse ka shkruar në Instagram se ka përfunduar në shtratin e spitalit për shkak marramendjes.
Ajo në dhomën e spitalit ka bërë edhe një foto ‘selfie’ ku shihet me aparatin që i jep oksigjen dhe foton e ka ndarë me fansat e saj.
Ajo ka thënë se kur të shërohet do ta vazhdoj turneun e saj "artRave", ku do të mbajë koncerte në SHBA, Kanada dhe Japoni.