Most, raport periodik nga vëzhgimi i referendumit
Asociacioni MOST ka publikuar një raport periodik nga vëzhgimi i referendumit.....

Asociacioni MOST ka publikuar një raport periodik nga vëzhgimi i referendumit. Gjatë periudhës së monitorimit janë pranuar dhe analizuar 311 raporte të fushatës dhe 978 raporte ditore për ngjarjet dhe zhvillimet në komuna.
Prej tyre, siç thekson MOST, mund të konkludohet se i vetmi subjekt që ka aktivitete intensive në terren është koalicioni "Së bashku për Maqedoninë Evropiane". Kryen kryesisht takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe intensitet më të lartë të së ashtuquajturës, fushata derë më derë. Është vërejtur një përqindje dukshëm më e ulët e aktiviteteve të subjekteve që propagandojnë qytetarët që të mos votojnë në referendum. Në të njëjtën kohë, organizatat ndërkombëtare dhe vendore dhe subjektet e tjera mbajnë debate informative dhe tribuna.
MOST vlerëson se këto aktivitete informative kontribuojnë në rritjen e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Gjithashtu MOST mirëpret linjën e Minsitrisë së Administratës për raportimin e presioneve në administratë.
MOST i inkurajon të gjithë qytetarët të informohen për çdo aspekt të referendumit, për t'u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe për të hedhur votat e tyre në përputhje me bindjet dhe vullnetin e tyre personal. Çdo presion, shantazh apo kërcënim i qytetarëve është në kundërshtim me vlerat dhe parimet demokratike. Asociacioni civil inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo lloj presioni apo parregullsi në linjën falas telefonike 080-080-080.
Vëzhgimi i referendumit nga MOST filloi më 3 shtator, me vendosjen e 80 vëzhguesve afatgjatë, duke mbuluar të gjitha komunat në Maqedoni. MOST-i ndjek punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, si dhe aktivitetet e të gjitha subjekteve lidhur me referendumin e ardhshëm.
