Afganistan, vriten tetë fëmijë nga shpërtimi i një bombe

22.09.2018 20:04

Të paktën tetë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur....

Të paktën tetë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në provincën afgane të Faryabit.

Policia në qarkun Shirin Tagab ka fajësuar talibanët se kanë vendosur mina në këtë zonë. Kjo zonë, javën e kaluar ka rënë nën kontrollin e talibanëve. Fëmijët ishin duke luajtur pranë një stacioni të policisë kur ndodhi shpërthimi, kanë thënë dëshimtarët. Ata besohet se kanë qenë të moshës ndërmjet gjashtë dhe 12 vjeç.