Vatikani, marrëveshje me Kinën për emrimin e Peshkopit
22.09.2018 20:06
Vatikani ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Kinën....

Vatikani ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Kinën, e cila do të t’i jepte Vatikanit të drejtën që të emërojë peshkopë në Kinë.
Kjo marrëveshje e cila u vlerësua si historike është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut. Vatikani tha se marrëveshja “nuk është politike, por fetare”. Në deklaratë, megjithatë, nuk është përmendur Tajvani, të cilën Vatikani e njeh diplomatikisht, por jo dhe Kina.
Rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vatikanin dhe Asociacionit Katolik që mbështetet nga shteti.
