KSHZ: Paraqitja e të sëmurëve skadon sot
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve bën të ditur se sot skadon afati për paraqitjen e qytetarëve me nevoja të veçanta....

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve bën të ditur se sot skadon afati për paraqitjen e qytetarëve me nevoja të veçanta, dhe të sëmurët, që duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar ditën e referendumit në kushte shtëpiake.
Për të fituar këtë të drejtë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar mjekësor nga mjeku specialist, si dhe nga Qendra për Punë sociale, që u dedikohet personave të cilët kanë përkujdesje nga pesoni i tretë.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve poashtu njofton se fushata për referendumin mund të zhvillohet deri më 28 shtator kur fillon heshtja 48 orëshe. KSHZ- kërkon nga palët e përfshira në proces, dhe nga subjektet tjera që kanë vërejtje, të njejtat ti paraqesin në kohë.
