Organizimi dhe dita e referendumit, prokuroria publike monitoron shkeljet eventuale
Prokurori Publik ka formuar Komisionin për të monitoruar çdo shkelje eventuale të ligjeve....

Prokurori Publik ka formuar Komisionin për të monitoruar çdo shkelje eventuale të ligjeve, që kanë të bëjnë me procesin e organizimit dhe mbajtjes së referendumit për emrin.
Komisioni i përkohshëm do të drejtohet nga Xhelal Bajrami, prokuror në Prokurorinë Publike. Anëtarë do të jenë nga një prokuror nga të katërt prokuroritë e larta publike. Komisioni do të ndjekë cdo ditë aktivitetet që kanë të bëjnë me referendumin, dhe për ngjarjet në të cilat vlerësohet se ka indicie për parregullsi , do të njoftohet zyra e prokurorit publik, dhe do tu jepen obligime prokurorive publike për veprim të menjëhershëm pra për hapjen e lëndëve, dhe do të ndërmeren të gjitha veprimet për vërtetimin e fakteve relevante dhe veprimet pasuese sipas Kodit penal.
Nga prokuroria publike thonë se në këtë mënyrë potencohet lufta kundër veprave penale që kanë të bëjnë me procesin e votimit duke mundësuar kështu ndalimin dhe parandalimin e të njejtave.
Prokuroria publike fton qytetarët , organizatat jo qeveritare, partitë politike institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, që nëse vlerësojnë se në ndonjë procedurë ka indicia për vepër të kryer penale, lidhur me organizimin apo zbatimin e referendumit, të lajmërojnë komisionin përmes adresës elektronike [email protected]
