UEFA

Reali i Madridit klubi me i suksesshem ne Europe

08.08.2014 18:16

Reali i Madridit klubi me i suksesshem ne Europe. Edhe la liga numerohet si e para sipas UEFA-s.....

Kampioni i Evropës, Real Madrid është skuadra më e mirë sipas faqes zyrtare të UEFA-s. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian në renditjen e saj të re, ka nxjerrë skuadrën spanjolle si më të mirën në Evropë.

Triumfi në Ligën e Kampionëve ka bërë që Real Madrid të kalojë skuadrën tjetër Barcelona që gjendet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë është kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ndërsa top-pesëshen e përmbyllin Chelsea dhe Benfica.

Koeficienti i skuadrave bazohet në rezultatet e arritura në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League në 5 edicionet e fundit.

Real Madrid ndeshjen e parë në edicionin 2014-15 do ta zhvillojë me 12 gusht kur do të takohet me Sevilla-n në Superkupën e Evropës.

Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet UEFA ka shpallur edhe  rënditjen për ligat europiane të futbollit pas fazës para-eleminatore në Champions dhe Europa League.

Në krye të rënditjes vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Anglia dhe Gjermania. Portugalia është në vend të katërt duke lënë pas Italinë me 53,799 pikë kundrejt 53,100.