Ivanov, nuk do të votoj me 30 shtator
Ndryshe nga kryeminsitri Zoran Zaev, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka bërë të ditur se personalisht nuk do të votojë...

Ndryshe nga kryeminsitri Zoran Zaev, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka bërë të ditur se personalisht nuk do të votojë në referendumin e 30 shtatorit.
Në takimin me diasporën në Detroit të SHBA-ve Ivanov ka thënë se dy herë e ka fituar përkrahjen e popullit që të mos lejojë ndryshimin e kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, prandaj nuk tërhiqet nga ky premtim dhe më 30 shtator nuk do të dal të votoj.
“Kur e kam marr detyrën e presidentit të Republikës së Maqedonisë kam dhënë betimin solemn se do ti respektoj kushtetutën dhe ligjet, nuk tërhiqem nga ai betim, prandaj me 30 shtator nuk do të dal të votoj. Me këtë marrveshje jo vetëm që ndryshohet emri i shtetit egzistues por po krijohet një shtet i ri gjysëm Sovran, me emrër të ri dhe identitet të ri juridik të brendëshëm dhe ndërkombëtar. Sipas kushtetutës së Republikës së Maqedonisë suvereniteti buron nga qytetarët, mos lejoni që dikush tua merr këtë të drejtë tu desuverenizojë, mos lejoni dikush tjetër ta kontrollojë vetëdijen tuaj dhe krenarinë tuaj kombëtare. Secili qytetar ka te drejtë të vendosë se si do të veproj lidhur me këtë referendum.Të dal të votoj, apo të mos dal dhe të bojkotoj. Sa më përket mua un kam votuar, kam votuar para 27 vitesh më 8 shtator 1991. Unë isha njëri nga ata që e dhanë votën e tyre që Republika e Maqedonisë të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur me emrin dhe dinjitetin e saj. Nuk tërhiqem nga ai vendim prandaj me 30 shtator nuk do të dal të votoj” – u shpreh presidenti Gjorge Ivanov.
