Pakistan, vriten 7 ushtarë dhe 9 militant

23.09.2018 15:14

Shtatë ushtarë pakistanezë dhe nëntë militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura....

Shtatë ushtarë pakistanezë dhe nëntë militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në rajonin malor në Vaziristanin Verior pranë kufirit afgan, tha ushtria.

Të 7-të ushtarët u vranë “gjatë përleshjeve intensive”, pasi ata kishin bastisur një vend ku ishin fshehur militantët në zonën Ghjarlamani dhe Spera Kunar, tha ushtria e Pakistanit. Po ashtu, ushtria njoftoi se militantët u vranë gjatë betejës. Ushtria e Pakistanit tha se zona tashmë është pastruar nga militantët.