Zaev, tërë bota po e përkrah Maqedoninë

23.09.2018 18:11

Tërë bota po e përkrah Maqedoninë pas marrëveshjes së mirë të Prespës....

Tërë bota po e përkrah Maqedoninë pas marrëveshjes së mirë të Prespës,  e cila na e garanton ardhmërinë në NATO dhe BE.Kështu ka deklaruar Kryeminsitri, njëherit edhe lider i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e kësaj partie të organizuar në Bogdanci. Nga ky tubim Zaev ka ftuar qytetarët që masovikisht të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

“Nga Uashingtoni drejt e në Bogdanci. Morëm edhe nga Uashingtoni, nga SHBA-të përkrahje të madhe. Morëm përkrahje edhe në emër të presidentit Trump edhe nënpresidentit Pens, për marrveshjen e mirë, për ndërtimin e miqësisë, për sjelljen demokratike dhe qasjen e fokusuar drejt ardhmërisë. Raste të këtilla ka pak në botë, prandaj tër bota është kyçur me përkrahje të plotë dhe komplimente për Maqedoninë tonë. Arriti edhe vodeo porosia e presidentit Makron i cili na inkurajon dhe përkrahë si dhe na e garanton ardhmërinë në NATO dhe BE. Po vijnë përkrahje nga e gjith bota. Kjo në fakt është pranim i shtetësisë sonë. Kjo është përkrahje e identitetit maqedonas gjuhës maqedonase dhe veçorit tona nacionale,sepse tër bota po e jep përkrahjen maksimale që Maqedonia jonë të sigurojë jetë kualitative krah për krah me botën demokratike” – tha kryeministri i vendit, Zoran Zaev.