TORONTO

Eliminohen Xhokoviç, Vavrinka, Sharapova, Jankoviç

08.08.2014 18:18

Tenisti më i mirë në botë, Novak Xhokoviç është eliminuar në raundin e tretë në Roxhers Kupën në Toronto, pasi është deklasuar nga Zho Villfred Conga.......

Tenisti më i mirë në botë, Novak Xhokoviç është eliminuar në raundin e tretë në Roxhers Kupën në Toronto, pasi është deklasuar nga Zho Villfred Conga.

Francezi, regjistroi një nga paraqitjet më të mira në karierë, duke e turpëruar dhe mposhtur favoritin e parë, me 2-0 në sete, të cilat i fitoj bindshëm me 6-2 dhe 6-2, për vetëm një orë e katër minuta lojë.

Conga, në çerekfinale do të ndeshet me një favorit tjetër, Endi Marej, i cili nuk luajti kundër Richard Gaskes, por fitoi, shkaku i dëmtimit të francezit.  Një favorit tjetër që është eliminuar në këtë raund të garave, është zvicërani Stanisllas Vavrinka, që u befasua nga Kevin Anderson.

Jugafrikani, pas dy seteve të paqarta, fitoi me 7-6 dhe 7-5. Nga ana tjetër, dikur tenisti më I mirë në botë, Roxher Federer, edhe pse u mundua tejmase, në fund arriti të mposhtë Marin Çiliçin nga Kroacia. Në çerekfinale, janë plasuar edhe Dimitrov, Ferer, Raoniç dhe Felisiano Lopes.

Në turneun e femrave, që po zhvillohet në Montreal, supriza ka ndodhur me eliminimin e bartëses së katërt, Marija Sharapova. Një nga tenistet më të mira në botë, është befasuar nga spanjollja Karlla Suares Navaro, duke u mundur me 2-1. Surpriza tjetër, është eliminimi i Jelena Jankoviçit.

Amerikanja Koko Vandevege, pasi më parë suprprizoi një sërbe tjetër, Ana Ivanoviçin, kësaj rradhe ishte më e sukses`shme se Jankoviç, duke e mposhtur pas dy orë e 38 minuta lojë.

Vandevenge, në çerekfinale do të takohet me Jekaterina Makarovan, e cila njështu befasoi, duke eliminuar kampionen e Uimbëlldonit, Petra Kvitovan. Në raundin e ardhshëm, pa probleme u plasuan edhe motrat Serena dhe Venus Uiliams, Karolin Vozniaki, Viktoria Azarenka si dhe Agneshka Radvanska.