Ahmeti, me 30 shtator votohet ardhmëria e vendit
BDI ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit në qytetin e Kumanovës....

BDI ka vazhduar fushatën për referendumin e 30 shtatorit në qytetin e Kumanovës, prej ku lideri i kësaj partie Ali Ahmeti apeloi që sa më shumë qytetarët të dalin të votojnë PËR NATO dhe BE, sepse siç tha ai me 30 shtatorë vendoset fati i të rinjëve dhe gjeneratave që vijnë.
“Nuk ka ekonomi nuk ka investime pa patur stabilitet të qëndrueshëm pa patur siguri. Me 30 shtator votohet për marrëdhënie ma të mira ndëretnike, me 30 shtator votohet edhe për gjeneratat që do të lindin sepse plan B nuk ka, alternativa e vetme është që ky projekt me 30 shtator të votohet dhe të dal i suksesshëm. Me 30 shtator votohet për koncept se a do të jemi konceptit dhe filozofisë perëndimore apo do jemi të asaj lindore. Sa ma shumë që të dalim me 30 shtator aq më të fortë do jemi kthim pas nuk ka, ata që mendojnë që ka kthim pas vetëm ëndërrojmë ne do ecim përpara,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
