Kongo, 14 të vrarë nga një sulm i rebelëve
23.09.2018 19:50
Të paktën 14 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi nga rebelët....

Të paktën 14 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi nga rebelët që zgjati gjashtë orë në qytetin Beni të Kongos.
Kjo zonë është e prekur nga virusi Ebola dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se trazirat mund të pengojnë përpjekjet për të luftuar epideminë. Dyshohet se militantët e një grupi islamik i cili operon në Kongon lindore u përleshën me forcat qeveritare. Përveç vdekjeve të raportuara, dhjetëra civilë të tjerë janë lënduar gjatë përleshjes e cila u zhvillua në pasditen e së shtunës e që zgjati deri në mesnatë.
