Nigeri, piratët kanë rrëmbyer 12 pjestarë të një anije

23.09.2018 19:52

Piratët kanë rrëmbyer 12 pjesëtar të ekuipazhit të një anije mallrash zvicerane....

Piratët kanë rrëmbyer 12 pjesëtar të ekuipazhit të një anije mallrash zvicerane që po lundronte në ujërat nigeriane.

Nga kompania njoftuan se anija e tyre MV Glarus, që po transportonte grurë nga kryeqyteti i Nigerisë, është sulmuar të shtunën.  Piratët janë larguar duke marrë me vete 12 pengje nga 19 pjesëtarët e ekuipazhit.

Nacionalitetet e anëtarëve të ekuipazhit të kësaj anijeje ende mbeten të panjohura, por kompania tha se familjet e pengjeve janë informuar për situatën.

Kompania Massoel tha se piratët kanë “shkatërruar të gjitha pajisjet e komunikimit të anijes”.

Në Nigeri, rrëmbimi i anijeve dhe ekipeve të ekuipazhit është gjë e rëndomtë. Piratët në të shumtën e rasteve sulmojnë anijet që kanë në ekuipazh persona me kombësi të huaj.