Një i vrarë, pesë të plagosur në protestat antiqeveritare në Nikaragua
Një protestues është vrarë, ndërsa të paktën pesë të tjetër janë lënduar në protestat e djeshme antiqeveritare në Managva, kryeqytet i Nikaraguas...

Incidenti ka ndodhur kur ithtarë të presidentit të majtë Daniel Ortega kanë sulmuar një grup prej qindra protestuesve, të cilët kanë kërkuar lirim të të burgosurve politikë, pas serisë së protestave dhe trazirave bë prill.
Sipas mediave lokale, policia ka qëlluar drejt demonstruesve me plumba gome dhe ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa ithtarët e Ortegës kanë shfrytëzuar edhe armë zjarri. mes të lënduarve është edhe një gazetar televiziv.
Demonstruesit për pushtetin janë terroristë dhe pjesëtarë të grupeve ekstreme. Konsiderohet të paktën 320 persona janë vrarë në trazirat politike nga prilli deri më tani./mia
