Të paktën 115 persona janë vrarë në luftimet për Tripolin
Në luftimet për kontrollin mbi kryeqytetin Tripoli të Libisë në muajin e kaluar janë vrarë të paktën 115 persona, ndërsa 383 janë plagosur, kumtoi Ministria libiane e Shëndetësisë...

Bëhet fjalë për dy grupe të armatosura, njëri lojal i Qeverisë, ndërsa tjetri i organizuar rreth Brigadës së Shtatë Këmbësorie të Armatës libiane, të cilin autoritetet tentuan ta transformojnë. ky tentim ka shkaktuar trazira, me ç'rast brigada, e cila vepron nga qytetet Tarhuna dhe Mizrata tentuan të marrin kontrollin mbi kryeqytetin.
Në fillim të shtatorit ishte dakorduar armëpushim me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, por kjo nuk zgjati shumë.
Libia është në gjendje të luftës qytetare nga Pranvera Arabe dhe rrëzimin e udhëheqësit të saj Moamer Gadafi nga ana e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në vitin 2011.
Tripoli dhe pjesët perëndimore të vendit deri më tani ishin në duart e Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, derisa lindjen e kontrollojnë njësitet rivale, por kontrollin mbi Tripolin tani është çështje e hapur.
Lufta qytetare kontribuoi që Libia të bëhet zënë kryesore tranzite për emigrantët afrikanë drejt Bashkimit Evropian./mia
