SHI me video-xhirim e konfirmon implikimin në sulmin në Iran
Agjencia e lajmeve të Shtetit Islamik, Amak mbrëmë publikoi video-xhirim, në të cilin tre burra në një automjet...

Agjencia e lajmeve të Shtetit Islamik, Amak mbrëmë publikoi video-xhirim, në të cilin tre burra në një automjet, me qëllim nisen që të kryejnë sulm mbi paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz.
Në xhirimin, të publikuar një ditë pas sulmit në Ahvaz, me ç'rast 25 persona, 2 nga të cilët pjesëtarë të Gardës revolucionare dy burra flasin në gjuhën arabe për xhihad, ndërsa i treti drejtohet në gjuhën persiane. Ata përmendin se shënjestër e sulmit të tyre janë anëtarë të Gardës revolucionare të Iranit.
Teherani për sulmin në Ahvaz i akuzoi separatistët arabë si edhe një shtet "të vogël" nga Gjiri Persik.
"SHBA-ja i mbështet të gjitha vendet e vogla me mercenarë që i shikojmë në rajon. Ata i inkurajojnë amerikanët", deklaroi dje Hasan Rohani para nisjes për në Nju-Jork, ku merr pjesë në seancën e Asamblesë parlamentare të KB-së.
Zëdhënësi i Gardës revolucionare të Iranit paralajmëroi hakmarrje, duke shtuar se anëtarët e Lëvizjes janë trajnuar nga dy vende arabe nga Gjiri Persik dhe se është e ndërlidhur me SHBA-në dhe Izraelin.
Paraprakisht, SHI përmes një kumtese e ndërmori përgjegjësinë për sulmin në Ahvaz./mia
