Botë
Për shkak të erës së fortë 140.000 amvisëri në Çeki janë pa energji elektrike
24.09.2018 12:44
Erë me shpejtësi të uraganit dje la pa energji elektrike 140.000 amvisëri në Çeki...

Erë me shpejtësi të uraganit dje la pa energji elektrike 140.000 amvisëri në Çeki, kumtoi kompania kombëtare "Ndërmarrjet Energjetike Çeke".
"Konfirmuam 120 defekte në sistemin për furnizimin me energji elektrike", deklaroi zëdhënësja e "Ndërmarrjeve Energjetike Çeke", Sonja Golongerova.
Ajo shtoi se defektet janë shkaktuar nga era e fuqishme, që vende-vende ka arritur fuqi të uraganit.
Riparimi i defekteve është vështirësuar për shkak se disa pjesë të Çekisë janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm./mia
