Maqedoni

Sela: Ne jemi aleatët e vërtetë të NATO-s dhe BE-së

24.09.2018 13:18

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbrëmë takime me banorët në Bllacë dhe Shkup....

Kreu i ASh-së, Zijadin Sela, tha para të pranishmëve se anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë tjetër. 
 
“30 shtatori dhe periudha pas, është momenti kur ne do të ndjehemi më  të lirshëm për të zhvilluar jetën këtu, në shqiptarinë tonë, këtu në RM. 30 shtatori është edhe dita kur shqiptarët do ta potencojnë se kush është aleati i vërtetë i NATO-s, BE-së dhe ShBA-ve. Dëshmoni masovikisht se aleati i perëndimit në këto troje janë shqiptarët, t’i thoni “po” anëtarësimit në NATO dhe BE”,- theksoi kryetari i ASh-së, Zijadin Sela. 
 
Tubimin në Sheshin Skënderbe në Shkup, Aleanca për Shqiptarët e zhvilloi në mënyrë bashkëbisedimi me qytetarët, ku shpjegoi saktësisht se çfarë përfitojnë shqiptarët nga anëtarësimi në NATO dhe BE.
 
LEUNORA KALIQI