Ivanov: Asnjë parti nuk ka mandat të shlyejë identitetin
Presidenti, Gjorgi Ivanov, edhe një herë nga ShBA-të, ku po qëndron për vizitë...

Presidenti, Gjorgi Ivanov, edhe një herë nga ShBA-të, ku po qëndron për vizitë, ripërsëriti qëndrimin e tij, se më 30 shtator nuk do të dalë të votojë në Referendumin për emrin, i cili, sipas tij, hedh poshtë referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991.
Ivanov ripotencoi se më 30 shtator po tentohet të krijohet një Maqedoni e re, me identitet, histori dhe gjuhë të re, dhe këtë asnjë parti politike nuk e ka paraparë në programin e saj kur garonte për pushtet.
“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë votuar programe të ndonjë subjekti politik, ku është paraparë ndryshim i Kushtetutës, për shkak se duhet të ndryshohet emri kushtetues i Maqedonisë. Qeveria aktuale, e cila nuk ka marrë mandat nga votuesit dhe nga qytetarët për ta ndryshuar identitetin, për të heqë dorë nga diaspora, për ta humbur historinë dhe kujtesën tonë. Asnjë fytyrë politike nuk ka mandate dhe nuk duhet të lejuar që ti ndryshon identitetit një populli. Dua të jem i qartë, vendimi përfundimtarë bie mbi qytetarët, sepse çfarë Maqedonia do ta ndërtojmë, atë edhe do ta kemi. Dhe nga kjo varet se a do ta ruajmë vendimin nga referendum i parë, me të cilin nuk turpërohemi që te themi dhe të quhemi se jemi Maqedonas”,- deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Ivanov gjatë vizitës së tij në ShBA ka takuar diasporën Maqedonase në Miçigan, Detroid, dhe Nju Xhersi, ku ka mbajtur fjalime në liturgjitë në kishat “Rozhdestvo-Bogorodica” në Miçigan, dhe kishën “Shën Kirili dhe Metodi” në Nju Xhersi. (Fitim Kryeziu, TVM2)
