Maqedoni

Deponia në Rusino, 7.8 milion euro ndihmë zvicerane për projektin

24.09.2018 15:58

Deri në vitin 2020, pritet të përfundojë më në fund projekti për adaptimin e deponisë “Rusion”...

Deri në vitin 2020, pritet të përfundojë më në fund projekti për adaptimin e deponisë “Rusion” në deponi regjionale që do t’u shërbejë 9 komunave të Pollogut. Kjo do t’i jepte fund edhe problemit që tashmë një dekadë ka rajoni i Pollogut me deponitë e egra. Qeveria zvicerane ka ndarë 7.8 milion franga për këtë projekt. 
 
“Faza e parë do të filloj me studimin e fizibilitetit dhe faza e dytë implementimi i projektit për përmirësimin e situatës për mbetjet në këtë rajon. Mendojë se realizimi i projekti është i mirë jo vetëm për pastrimin e ajrit dhe ndotjes por edhe për përmisimin e kushteve të qytetarëve të këtij rajoni, dhe shpresoj se ky projekt do të realizohet me sukses”,- deklaroi ambasadorja e Zvicrës, Sybille Suter Tejada. 
 
Kryetarët e komunave të Pollogut janë të lumtur që më në fund po zgjidhet problemi që shqetëson jo vetëm banorët e zonës por është kthyer në ollë sherri edhe për autoritetet komunale. 
 
“Regjioni i vetëm që sipas studimeve që i kanë bërë është deponia “Rusino” që i plotëson kushtet si deponi regjionale”,- theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
 
“Faza e parë nënkupton studimin e fizibilitetit për sa i përket trajtimit të mbetjeve dhe masave afatshkurta veçanërisht linjat e drenazhet që dalin nga ujërave të zeza që dalin nga deponia dhe ju shkaktojnë dëmë problem qytetarëve të cilët e kanë bërë kërkesë deri tek rajoni”,- theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Nga Ministria e Ambienti Jetësor thonë  se po punohet në gjetjen e një zgjidhjeje për të gjitha deponitë në nivel shteti.
 
VISAR SADIKI