Dita Botërore e Leukemisë Meiloike, sigurohet terapi për 132 pacientë me LKM
Leukemia kronike meiloike, është një sëmundje që kërkon terapi të shtrenjtë....

Leukemia kronike meiloike, është një sëmundje që kërkon terapi të shtrenjtë. Klinikat nuk i posedojnë medikamentet për terapi dytësore, andaj familjet janë të detyruara që të njëjtat t’i sigurojnë vetë. Për një muaj trajtimi me medikamentet smart kushton 4 mijë euro, që janë vështirë për t’u përballuar nga familjet që kanë të sëmurë me LKM.
“Të gjithë pacientët që kanë filluar të pranojnë terapi dytësore nuk mund t’i kthehen terapisë së vjetër dhe nëse nuk e kanë, për fat të keq mund ta humbin jetën, siç e humbi jetën prindi im, i cili mblodhi donacione por ishte tepër vonë”,- deklaroi e bija e pacientit të ndjerë nga leukemia, Bojana Karagjoya Danillova.
Por, problemi i tyre ka gjetur zgjidhje. 132 pacientë, Ditën botërore të kësaj sëmundje e shënojnë me medikamentet e nevojshme. Klinika e Hematologjisë ka siguruar pesë medikamentet e domosdoshme.
“Përfshirja e nilotinibit jo vetëm që është tejet i rëndësishëm për pacientët, por njëkohësisht atyre që nuk iu përgjigjet terapia primare me këtë fituan të drejtë për jetesë normale. Kjo është edhe një hap përmes të cilit mjekësia jonë ka hapëruar me terapitë bashkëkohore botërore”,- tha Irena Panovska Stavridis nga Klinika e Hematologjisë.
Në shënimin e Ditës Botërore të të Sëmurëve me Leukemi kronike mielonike, familjarët bënë apel që të kenë qasje më të lehtë deri tek shërimi adekuat, barëra cilësore nga prodhues cilësorë dha ato të vendosen në listën pozitive. (Flutura Latifi, TVM2)
