Maqedonia nis skriningun shpjegues, Bilalli: Shtytje për zbatimin e reformave në vepër

24.09.2018 18:28

Maqedonia të enjten e fillon procesin e skrinigut shpjegues për inkuadrimin në Bashkimin Evropian...

Maqedonia të enjten e fillon procesin e skrinigut shpjegues për inkuadrimin në Bashkimin Evropian. Procesi do të nis me kapitullin 23 – jurisprudencë dhe të drejta fondamentale.

Sipas profesorit, Mersel Bilalli, nisja e procesit në prag të referendumit është një parapërgatitje për fillimin e negociatave.

“Maqedonia, supozojmë që do të kalojë referendumi, realisht duhet të përgatitet për skrinimin dhe kornizën bisedues e që janë procese, edhe se në shikim të parë teknike, por shumë segmente janë esenciale dhe profesionale që ata duhet të njihen mirë dhe të arsyetohen para strukturave kompetente”,- deklaroi profesori i universitetit, Mersel Bilalli.

Në periudhë kur pritjet janë të mëdha që institucionet të zbatojnë reformat në vepër, vazhdohet me avazin e vjetër, thotë Bilalli, sipas të cilit, skriningu do të jetë një formë e presionit të tërthortë që institucionet të fillojnë të funksionojnë konform standardeve evropiane.

“Çdokush është i vetëdijshëm se Maqedonia është në fillimin e reformave. Pra, realisht kemi një stagnim serioz viteve paraprake dhe nuk kemi ndonjë ecje përpara pasi sikur nga inercioni institucionet dhe njerëzit vazhdojnë të funksionojnë me të vjetrën dhe mendoj se edhe vlerësimet kompetente janë se nuk kemi ndonjë hap fillestar, mos them progres, hap fillestar me reforma serioze të institucioneve të shtetit”,- tha profesori i universitetit, Mersel  Bilalli.

Një delegacion 40 anëtarësh, i përbërë nga përfaqësues të më shumë ministrive dhe institucioneve, të enjten udhëton për në Komisionin Evropian për të shënuar fillimin e skrinigun shpjegues për kapitullin 23 – jurisprudencë dhe të drejta fondamentale. Pas përfundimit të skrinungut shpjegues për 33 kapituj, do të fillojë skriningu bilateral.

Edhe pse bartës të këtij procesi janë Administrata dhe institucionet, Qeveria ka publikuar shpallje për krijim të Regjistrit të punëve të jashtme, ku mund të kyçen të gjithë ata që me ekspertizat e tyre mund të ndihmojnë në procesin e skriningut dhe atë negociues. (Shpëtim Nuredini, TVM2)