Vera ia la vendin vjeshtës, nis ulja e temperaturave, përgatituni!
24.09.2018 18:38
Stina e verës duket se u mbyll. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata....

Stina e verës duket se u mbyll. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meteorologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celsius.
“Ndryshimi i motit nisi që sot në Shkup, ku për disa minuta era e fortë me shpejtësi deri në 95 km në orë, e mbuloi gjithë kryeqendrën tonë me pluhur. Gjatë natës në disa zona do të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat e ngrohta pritet të rikthehen sërish në fundjavë, por zyrtarisht prej sot llogarisni se kemi hyrë në stinën e vjeshtës, ku nuk priten më temperatura mbi 30 gradë celsius”,- thonë meteorologët.
