Zaev: Nuk munden partitë e mëdha të jenë pa qëndrim

24.09.2018 19:01

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zaev ftoi mbrëmë qytetarët e Strumicës....

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zaev ftoi mbrëmë qytetarët e Strumicës që bashkërisht të ndërtojnë planin për një Maqedoni europiane, pasi alternativë tjetër nuk ka.

Zaev ftoi edhe opozitën që të bashkëngjitet në ndërtimin e të ardhmes së vendit. Zaev potencoi se patriotët e vërtetë do të dalin e të votojnë më 30 shtator, pasi nuk është moment për të heshtur. Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, tha se ajo përforcon identitetin dhe e bën gjuhën maqedonase një ndër gjuhët zyrtare të BE-së.

“Ka përparim në qëndrimin e opozitës. Unë e kuptoj që të lihen qytetarët të votojnë lirisht, kjo është demokraci, por nuk munden që partitë më të mëdha të jenë pa një qëndrim të qartë . Këto ditë po dëgjoj edhe sinjale pozitive. Nga Ohri, kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se partia e tij as nuk  ka pasur e as nuk do të le ketë plan për bojkot. ejani atëherë që bashkë të ndërtojmë planin për një Maqedoni europiane, për Maqedoninë tonë, për Maqedoninë e përbashkët”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE: ZAEV VURI NË LOJË IDENTITETIN DHE SHTETIN

Por, VMRO-DPMNE akuzon Kryeministrin se ka vënë emrin dhe identitëtin në lojën e tij kapitulluese me Greqinë.

“Për maqedonasit dhe Maqedoninë në këtë marrëveshje të tij personale për kapitullim, nuk mban llogari nëse do humbim gjithçka maqedonase filluar nga emri, që do të humbasim identitetin, institucionet maqedonase përmes të cilave maqedonasit tregojnë para botës identitetin e tyre. Ai vë në lojë qytetarët, qetësinë, paqen kufijtë e shtetit, tërësinë territoriale. Zaev dhe LSDM duhet të tregojnë qarët cilat kërkesa greke kanë pranuar për ndryshimet kushtetuese dhe cilat janë ato ndryshime të pakëndshme që kanë pranuar se nëse tregohen tani do të mund të ndikonin të rezultatin e referendumit”,- tha Naum Stoillkovki nga VMRO-DPMNE.

VMRO këmbëngul për duel televiziv para referendumit mes Mickovskit dhe Zaevit. (Sedat Selimi, TVM2)