AKS me kopetenca të republikës
Beogradi zyrtar ka përgatitur një draft-statut me të cilin e bën Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, sa të një republike.....
Beogradi zyrtar ka përgatitur një draft-statut me të cilin e bën Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, sa të një republike.
Sipas këtij drafti, Asociacioni do t’i ketë 10 komuna dhe do të ketë autonomi në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë dhe në siguri.
Ky dokument, që është miratuar nga qeveria Vuçiç, u jep kompetenca të mëdha vetëqeverisëse komunave serbe të Kosovës, sikurse republikë autonome brenda një shteti shkruajn mediat në Kosovë.
Këto komuna do të qeverisen nga Lista “Srpska”, parti kjo e përkrahur nga qeveria serbe dhe do të kenë lidhje direkte me Beogradin në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe sigurisë. Këtë draft-statut pritet që Beogradi ta diskutojë me Prishtinën, menjëherë pas krijimit të qeverisë në Kosovë.
