Integrimi në BE dhe NATO, BDI: Përfitimet e bujqësisë do të jenë të mëdha
60 milion euro vihen në shërbim të bujqve përmes programit IPARD....

60 milion euro vihen në shërbim të bujqve përmes programit IPARD. Antarësimi në BE dhe NATO, u ofron bujqve mundësi më të mëdha për shfrytëzimin jo vetëm të këtyre fondeve, por edhe të fondeve të tjera në dispozicion , dhe një treg të ri prej rreth 500 milion banorësh , u tha në debatin “ Perfitimet e bujqesisë nga anetaresimi i vendit në BE dhe NATO, që u organizua nga BDI.
“Do të ketë subvencione për makineri, të ardhura më të larta për fermerët, fondet më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, fonde për zhvillimin e vendbanimeve rurale shqiptare, fonde për rimëkëmbjen ekonomike të fshatrave, përmirësimin e kushteve të bujqve dhe blegtorëve, do të mundësohet një zhvillim më i hovshëm jo vetëm i sektorit bujqësor, por edhe i atij të blegtorisë, pylltarisë, si dhe zhvillimi në përgjithësi i industrisë agrare. Mandej zvogëlim i varshmërisë nga importi, si dhe rritje të prodhimit vendor” – tha sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefruz Qeliku.
Ka disa vite që kompanitë prodhuese organizojnë panairin ushqimor gjatë ditëve të hapura të Universitetit të Tetovës.
“Të meremi me punen e trajnimit dhe shpalosjen e dokumentacionit për aplikim dhe lehtësimin njëkohësisht të dokumentacionit me përvojën tonë që e kemi si fakultet” – deklaroi Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në – UT, Xhezahir Idrizi.
Debate për përfitimet nga integrimi i vendit në BE dhe NATO do të organizohen edhe në të ardhmen theksojnë nga BDI. (Gyltene Sinani, TVM2)
