KShZ: Për referendumin janë akredituar 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj
Referendumin e 30 shtatorit do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj, bëjnë të ditur nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve...

Më shumë vëzhgues vendorë të akredituar kanë Qendra për Liri – Civil – 282, Qendra Kombëtare e Romëve Kumanovë – 46 dhe Inkluziva 40, MOST do ta ndjekë referendumin me 12 vëzhgues, ndërsa Shoqata EDULSJ me tre vëzhgues vendorë.
Sa u përket vëzhguesve të huaj, OSBE-ODHIR ka akredituar 188, Ambasada e ShBA-së – 35 dhe Misionit i OSBE-së në Shkup 12 vëzhgues. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta ndjekë referendumin me tetë vëzhgues.
Ambasada e Britanisë së Madhe me nëntë, Ambasada e Francës, Shqipërisë dhe Hungarisë me nga gjashtë, Ambasada e Turqisë dhe e Kosovës me nga katër vëzhgues. Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore – IFES dhe Komiteti për Demokraci të Hapur me nga tre vëzhgues, ndërsa dy vëzhgues do të ketë Organizata joqeveritare The Earth Saviours Foundation. Për ndjekjen e referendumit janë akredituar edhe 47 gazetarë të huaj. Afati për t’u akredituar si vëzhgues i referendumit skadoi mbrëmë në mesnatë.
GYLTENE SINANI
