Maqedoni
Thaçi: Problemet zgjidhen më lehtë me NATO-n aleat
25.09.2018 17:01
PDSh mbajti mbrëmë tubim me banorët e komunës së Bogovinës...

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, potencoi se ardhmëria e shqiptarëve është vetëm si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që është edhe alternativa e vetme për rajonin dhe Evropën juglindore. Sipas tij, askush nuk thotë që sapo të mbarojë referendumi problemet e shqiptarëve do të zgjidhen, do të ketë ende punë, por është shumë më lehtë kur në një betejë politike e ke me vete NATO-n dhe BE-në, potencoi Thaçi.
“E kam të qartë argumentin që përdorin shumë patriotë, që thonë se gjendja e shqiptarëve në RM është e keqe, shtypja, diskriminimi ekonomik rritet, këto janë argumente të sakta, por megjithatë ju them se ky nuk është momenti që ne të vendosim kushtëzime se keqkuptohet ky moment. Ju japim alibi maqedonasve që mezi presim që ne të mos votojmë në referendum e ata do t’i paguajnë shtrenjtë konsekuencat e mosangazhimit në këtë referendum pro NATO-s dhe BE-së”,- theksoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
