VMRO-DPMNE: Zaev po krijon shtet të ri binacional
VMRO akuzoi sot sërish kryeministrin Zaev se po përpiqet të krijojë shtet të ri binacional.....

VMRO akuzoi sot sërish kryeministrin Zaev se po përpiqet të krijojë shtet të ri binacional me ndryshimet e pranuara në preambulën kushtetuese, duke fshirë historinë e vendit dhe luftën për pavarësi. Nga VMRO akuzojnë Zaevin edhe se po përpiqet që pakicat etnike në shtete fqinje t’i trajtojë njësoj si mërgatën maqedonase në botë.
“Zoran Zaev dhe nënshkruesit e marrëveshje kapitulluese, me pranimin e ndryshimeve në preambulën e Kushtetutës, që janë shkruar në Greqi, fshijnë kontestin historik të luftës së Maqedonisë për liri dhe shtet të pavarur. Fshihet KACKM, fshihet edhe pavarësia. Me ndryshimet në preambulë, krijohet shtet i ri binacional. Zaev u mor vesh dhe Dimitrov po realizon njësimin e pakicave etnike tek fqinjët tanë me diasporën maqedonase në botë. Kjo nuk guxon të ndodhë, sepse janë dy kategori të ndryshme. Diaspora është kategori ekonomike, njerëz që për arsye të ndryshme ekonomike janë larguar në vende të tjera, pakicat etnike janë kategori politike me të njëjtën prejardhje etnike”,- tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
