Maqedoni
Dëmshpërblimi për rastin “Sopoti”, Deskoska: Do të paguajmë aq mjete sa ndan gjykata
25.09.2018 17:59
Ministria e Drejtësisë nuk ka procedurë, tarifë e as kritere për të vërtetuar kompensimin e ish të dënuarve në rastin e Sopotit....

Ministria e Drejtësisë nuk ka procedurë, tarifë e as kritere për të vërtetuar kompensimin e ish të dënuarve në rastin e Sopotit, andaj i drejtuam ato në Gjykatën Civile, si organ kompetent që do të vlerësojë shkallën e dhimbjes shpirtërore, deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska. Sipas saj, përmes aktiviteteve të caktuara që do t’i ndërmarrë Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit, do të futet në procedura praktika e Gjykatës në Strasburg.
“Të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë kanë qenë të arrestuar dhe burgosur, u takon kompensim për dëmin. Ministria nuk ka kritere apo praktikë për të vërtetuar, as akt ligjor nuk ka që vërteton se sa do të jetë kompensimi, ndërsa unë nuk guxoj personalisht të bëj marrëveshje. Kjo është procedurë standarde dhe i drejtojmë në gjykatë. Mjetet që do t’i ndajë gjykata, ministria do t’i paguaj, këtu nuk ka dilemë. Kjo është procedurë standarde dhe ky nuk është rast i parë",- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
Deskoska këto komente i bëri gjatë prezantimit të analizës “Qytetarët për korrupsionin”. Sipas saj, ajo që parasheh Ligji i ri, në një pjesë përgjigjet me atë që qytetarët e perceptojnë si problem në disa institucione, ndërsa transparenca e Prokurorive Publike dhe gjykatave në ndjekjen e rasteve të korrupsionit është një nga masat që duhet të ndihmojë.
Sipas pjesëmarrësve në analizë, ky problem nuk mund të zgjidhet me një pako ligjore, por që është e nevojshme transformim serioz në shoqëri. Sipas analizës, lokacioni i korrupsionit është më i lartë tek institucionet të cilat me Kushtetutë dhe Ligj janë kompetente të sigurojnë sundimin e së drejtës, ndërsa gjykata është një nga ata.
“Në vend të parë janë politikanët, pushteti ekzekutiv, gjykatat etj. Këtu duhet të hapen disa çështje prioritare dhe mënyra për mbylljen e tyre, pasi që zgjidhjet kozmetike që mundohen t’i bëjnë në sistem, pa u pa paraprakisht gjeneratori i korrupsionit, nuk do të mund të japin rezultate efikase”,- tha profesori i universitetit, Cane Mojanovskit.
“Korrupsioni sistematik nuk mundet vetëm me masa të pjesërishme dhe sipërfaqësore. Duhet të ketë ndonjë qasje më të thellë reformative, qasje strategjike, sistematike që të kemi sukses”,- u shpreh recensenti, Rencezent Miodrag Laboviq.
Sipas analizës, rreth 50% e të anketuesve kanë theksuar se kanë pasur përvojë të kenë dhënë mito.
FLORIJE BELULI KAMBERI
