BDI: Shtohet përkrahja “pro” referendumit

25.09.2018 18:22

Pas takimit me dhjetëra mijëra qytetarë, BDI konsideron se çdo ditë e më shumë rritet optimizmi....

Pas takimit me dhjetëra mijëra qytetarë, BDI konsideron se çdo ditë e më shumë rritet optimizmi dhe mendimi pozitiv te qytetarët. Sipas BDI-së, kjo shton besimin në mbarëvajtjen e suksesshme të Referendumit të 30 shtatorit – moment ky me rëndësi historike në trasimin e rrugës për krijimin e Maqedonisë Euroatlantike.

“Ju ftojmë që së bashku të demonstrojmë vullnetin për integrim dhe t’i themi JO izolimit. T’i përforcojmë pozicionet tona dhe të japim mbështetje idealit për të cilin është themeluar dhe angazhohet BDI-ja – e ky ideal është prosperiteti i vendit përmes anëtarësimit në BE dhe NATO. T’u themi PO atyre që na e shtrinë dorën dhe të futemi në dyert që na i hapën miqtë tanë nga Evropa dhe Bota, që, përfundimisht, t’i realizojmë aspiratat tona tanimë 27-vjeçare”,- deklaroi shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi.