Maqedoni

Zaev: Një votë më shumë “kundër”, anulon marrëveshjen e Prespës

25.09.2018 18:29

Kryeministri, Zoran Zaev, ka deklaruar se nëse në referendumin e 30 shtatorit një votë më shumë do të jetë kundër, atëherë do të anulojë marrëveshjen me Greqinë....

Vendimet tona nuk do të kenë asnjë vlerë nëse populli nuk i voton, ka thënë Zaev, duke shtuar se vendimi do të jetë i atyre që votojnë, ata që nuk votojnë nuk do të numërohen. 
 
“Shumica e dukshme në referendum i jep drejtimet serioze të politikanëve, në rastin konkret të deputetëve. Do të vendosin ata që votojnë, ata që nuk votojnë nuk do të numërohen. Nëse do të ketë shumicë kundër, qoftë edhe me një vote më shumë, ajo nënkupton se unë, kuvendi, të gjithë deputetët do ta anulojmë marrëveshjen me Greqinë. Nëse ka shumicë të dukshme “për”, kjo do të thotë se presim të gjithë deputetët pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë duhet të vazhdojnë procesin sipas vullnetit të qytetarëve”,- tha Zaev.