Peter: Nga mosanëtarësimi eventual në BE, humbjet do të ishin të mëdha për ekonominë

25.09.2018 18:46

Nëse vendi nuk bëhet pjesë e Bashkimin Europian, do të pësojë humbje te madhe.....

Nëse vendi nuk bëhet pjesë e Bashkimin Europian, do të pësojë humbje te madhe ndoshta edhe me miliarda euro, rënie të investimeve dhe mundësi për destabilizim të denarit.

Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Këshillit të investitorëve të jashtëm pranë Odes Ekonomike të Maqedonisë, Stefat Peter. Ai gjithashtu tha se qytetarët do ta humbin besimin për ardhmërinë e tyre, nëse do t’i thuhej JO hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Për mua është e rëndësishme që mos të harrohet një gjë. Nëse të rinjtë dhe fëmijët nuk kanë besim në të ardhmen, emigrimi do të rritet. Më të mençurit do të shpëtojë, do të ketë izolim të vendit. Nga pikëpamja financiare, miliarda euro nuk do të vijnë në Maqedoni, sepse shumë vende janë mbështetur te projektet financiare nga BE-ja. Nëse thoni se nuk do të jetë e vështirë të ruhet qëndrueshmëria e denarit dhe stabiliteti i bankave, nuk do të ketë marrëveshje të përbashkëta tregtare dhe kompanitë vendore do të humbasin konkurrencën e tyre, nuk do të ketë investime të huaja”,- deklaroi kryetari i këshillit të investitorëve të jashtëm, Stefat Peter.

Sipas tij, BE është projekti më i suksesshëm në kontinentin evropian të shekullit të 21. Ai thotë se suksesi është paqja, siguria, stabiliteti dhe prosperiteti. (Sedat Selimi, TVM2)