Netanjahu: Izraeli rifillon operacionin ushtarak në Siri

25.09.2018 20:02

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëron rifillimin e operacioneve ushtarake në Siri.....

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëron rifillimin e  operacioneve ushtarake në Siri.

"Do të vazhdojmë të veprojmë për të parandaluar vendosjen ushtarake të ushtrisë iraniane në Siri dhe do të vazhdojmë koordinimin ushtarak midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe ushtrisë ruse",- tha Netanyahu.

Ai tha se ka njoftuar presidentin rus Vladimir Putin se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë sigurinë dhe interesat e tij. Ndërsa, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi më herët se Rusia do të dorëzojë sistemin modern të mbrojtjes ajrore    S-300 në Siri brenda dy javëve të ardhshme.