Londër, pas BREXIT evropianët me trajtim migrantësh

25.09.2018 20:25

Qytetarët e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohen rregullave të njëjta ashtu si migrantët e tjerë...

Qytetarët e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohen rregullave të njëjta ashtu si migrantët e tjerë në të gjithë botën për të punuar në Britaninë e Madhe pas periudhës post Brexit, sipas një marrëveshjeje të qeverisë britanike.

Siç njoftojnë mediat britanike “Gjatë takimit të së hënës, kabineti i cili mblodhi ministrat kryesorë britanikë mbështeti njëzëri një sistem bazuar mbi merita sesa mbi shtetësinë e migrantëve”. Shtetasit e Bashkimit Europian aktualisht gëzojnë të drejtën për banim dhe punësim në Britaninë e Madhe, një situatë që duhet të marrë fund të përfundim të periudhës së tranzicionit post Brexit, në dhjetor të vitit 2020, në rast marrëveshjeje midis Londrës dhe Brukselit mbi kushtet e shkëputjes britanike nga BE-ja.