ARSIM

Mungojnë kuadro për degët defiçitare

09.08.2014 18:40

Regjistrimi i nxënësve vetëm në disa drejtime të caktuara në shkolla të mesme dhe mos përkushtimi për regjistrimin e tyre edhe në degë tjera profesionale, në disa vitete e ardhshme mund të shkaktojë probleme serioze në mungesën e kuadrove për punësim.....

Regjistrimi i nxënësve vetëm në disa drejtime të caktuara në shkolla të mesme dhe mos përkushtimi për regjistrimin e tyre edhe në degë tjera profesionale, në disa vitete e ardhshme mund të shkaktojë probleme serioze në mungesën e kuadrove për punësim.

Nuhi Dardhishta, nga Lidhja e arsimtarëve shqiptar, deklaron se problemi qëndron tek orientimi profeisonal i nxënësve, i cili duhet të bëhet mes profesorëve, pedagogëve dhe prindërve. Këta të fundit, sipas Dardhsishtës, më tepër orientojnë fëmijët e tyre në drejtimet e përgjithshme dhe degët ku mendojnë se më shpejtë fëmijët mund të punësohen.

“Ne na brengos se nuk shkohet në disa profesione, sidomos profesioni i elektronikës, drejtimet ushqimore nuk i kemi, zdrukthtarinë nuk e kemi, konfeksionin nuk e kemi, këtu duhet të bëhet një orientim më profesional. Por prindërit zakonisht edhe nëse bëhet orientimi, ata kur të vijë regjistrimi shohin se ku është perspektiva e tyre” - thote Nuhi Dardhishta, nga Lidhja e arsimtarëve shqiptarë.

Dardhishta thotë se zgjidhja e mirë do të ishte provimi orientues në pËrfundim të shkollës fillore, i cili do të krijonte lehtësi në përcaktimin e nxënësve për regjistrim në degët profesionale.

“Zgjedhja më adekuate është një provim orientues ose pranues. Psh në R. e Kosovës në klasën e nëntë bëhet provimi orientlues, dhe me atë provim vendoset kush mund të shkohet në gjimnaz e kush në zanat. Tek ne ajo nuk bëhet, prandaj ne jemi të mendimit se ose në klasën e 9 ose në vitin  e parësi që ishte disa vite më parë, por me kusht që testimi mos e cakton numrin e paraleleve, pra caktohen paralelet dhe testimi ta cakton cili nxënës ku të shkon, dhe mos shkojnë në gjimnaze nxënës që nuk e meritojnë dhe kemi probleme, “ shton me tej Dardhishta.

Tek ne shpesh suksesi i arritur i nxënësit përcakton se në cilin drejtim ai mund të regjistohet, por sipas Dardhishtës  suksesi asnjëherë nuk mund të jetë i saktë, prandaj ai mendon se, dy janë kushtet kryesore, orientim profesional i mirfillët në shkollë që duhet të bëhet nga mësimdhënës, nxënës, pedagog dhe prind  dhe të jetë provimi orierntues se në cilën shkollë të mesme duhet të shkojë ai nxënës. (Mefail Ismaili, TVM2)