Botë

Gjendja me zjarret në Peljeshac ende kritike

26.09.2018 10:00

Gjendja në Peljeshac, ku shpërthyen zjarre, të cilat i shuajnë qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të armatës...

Gjendja në Peljeshac, ku shpërthyen zjarre, të cilat i shuajnë qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të armatës, është shumë e vështirë, deklaroi nënkryetari i Qeverisë kroate, Damir Kërstiçeviq.

"Gjendja në Peljeshac është shumë e ndërlikuar, por mendoj se do ta vendosim nën kontroll", deklaroi Kërstiçeviq për HRT, dhe për sot konvokoi mbledhje urgjente të shtabit zjarrfikës në zhupën Dubrovnik-Neretva.

Për shkak të erërave të fuqishme në rajon, kanaderët dje madje në orët e vona të pasditës arritën të depërtojnë deri te zjarret dhe t'u ndiohmojnë zjarrfikësve në terren. Sipas informatave të fundit, era në Peljeshac e ka ndërruar drejtimin dhe druhet se zjarri do të mund të niset drejt komunës Tërpanj.

Në terren janë 300 zjarrfikës me 50 automjete dhe pjesëtarë të armatës, ndërsa sot në Orebiq arrijnë edhe forca shtesë.

Kërstiçeviq mbrëmë e vizitoi edhe Splitin, ku shpërtheu zjarr në majën e Marjanit, por pas gjysmë ore zjarri u vendos nën kontroll.