Botë
Arrestimi i radhës i 71 "gylenistëve" në Turqi
26.09.2018 11:29
Prokuroria Publike turke urdhëroi arrestimin e 71 personave, prej të cilëve 61 oficerë dhe ushtarë, nën dyshimin për lidhje me rrjetin...

Prokuroria Publike turke urdhëroi arrestimin e 71 personave, prej të cilëve 61 oficerë dhe ushtarë, nën dyshimin për lidhje me rrjetin e predikuesit islamik Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se është organizator i tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016.
Aksionet për arrestim zbatohen në 23 rajone përgjatë Turqisë, ndërsa më shumë se gjysma nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar.
Oficerët e arrestuar janë pjesëtarë të tre gjeneratave të Forcave të armatosura të Turqisë, si dhe të xhandarmërisë turke.
