Jashari: Hapa konkret për më shumë gjykatës shqiptarë

09.08.2014 18:45

Sipas Jasharit kjo mund të bëhet në dy mënyra me liberalizimin e kushteve për regjistrim në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, apo me zhgjedhjen e gjyqtarëve jasht akademisë, në rastet kur nuk ka kandidat që kanë kryer akademinë......

Në kushte kur përfaqësimi i shqiptarëve në gjyqësorin e vendit arrinë në 15 përqind, kur mosbesimi i qytetarëve në vendimet gjyqësore gjithnjë e më shum vjen në shprehje, ndërsa numri i gjykatësve për shkak të pensionimit është gjithnjë e më i vogël, Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, paralajmëron hapa konkret për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve dhe plotësimin e vendeve të zbrazëta të gjykatësve.

Sipas Jasharit kjo mund të bëhet në dy mënyra me liberalizimin e kushteve për regjistrim në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, apo me zhgjedhjen e gjyqtarëve jasht akademisë, në rastet kur nuk ka kandidat që kanë kryer akademinë.

“Zgjidhja e pare është të të ndryshojnë kushtet për hyrje në akademi të gjyqtarëve apo then ndryshe të liberalizohen kushtet, me pretekst që të kemi kandidat që do ti plotësojnë ato kushte që do të hzjnë në akademi do të përfundojnë akademinë dhe do të mund të shpërndahen nëpër gjykata.Po marr vetëm një shembull academia këtë vit ka paraparë të pranoj 13 kandidat por nuk ka akandidat që I plotësojnë kushtet dhe këtu nuk flas vetëm për shqiptarë, flas edhe për maqedonas edhe për të tjerë, sepse kushtet për regjistrim në akademi janë tepër të larta. Dhe variant tjetër që do të ia propozoj qeverisë është ygjedhje të gjyqtarëve jasht akademisë me kusht që të mos ket kandidat që kanë përfunduar akademinë.Nëse qeveria do të përcaktohet për njërën apo variantin tjetër do të arrijmë qëllimin që të plotësojmë vendet porn ë këtë drejtim të rrisim edhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në gjyqësorë” – tha Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Jashari më tej shton se aktualisht në gjykatat themelore në Maqedoni ka nevoj për diku rreth 90 gjykatës.

Në vitin 2014 në pension nga gjyqsori shkojnë diku rreth 27 gjykatës, ndërsa në vitin 2015 në pension shkojnë diku rreth 47 gjykatës, dhe në përgjithsi deri më 1 dhjetorë të vitit 2015 gjyqësia në Maqedoni do të ketë nevojë për diku 170 gjykatës.

Rritja e perfaqësimit të shqiptarëve do të ndikoj pozitivisht në krijimin e besueshmërisë në raport me pushtetin gjyqësorë thekson ministri Jashari.Edhe analisti Mersel Bilalli thekson nevojën rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në gjyqsorë, duke theksuar se nevoiten programe vjetore për arritjen e përfaqësimit real.

“Duhen programe vjetore, çdovit strikt duhet të shënoni se do të lëvizni drejt eliminimit të disproporcionit që keni dhe realizimit të obligimeve kushtetuese” – tha analisti politik, Mersel Bilali.

Vetë fakti i pranisë së vogël të shqiptarëve të përfaqësuar në gjyqësi reflekton në mënyrë negative edhe në vendimet gjyqësore vlerëson Bilalli, i cili poashtu thekson nevojën e departizimit dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit. (Gyltene Sinani, TVM2)